TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 16:36

Tensionet në veri të Kosovës, Daçiç: Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, Daçiç: Prishtina

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke komentuar situatën në veri të Kosovës, është shprehur se Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje përfaqësuesve të trupit diplomatik që të sigurojnë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë, teksa shtoi se dënimi i akteve të njëanshme nuk mjafton.

Mbroni popullin serb në Kosovë, ky është detyrimi juaj sipas të gjitha rezolutave dhe deklaratave të organizatave ndërkombëtare. Mos e vendosni Serbinë në një situatë të vështirë, bëni atë që është e juaja”, theksoi kryediplomati serb, raporton N1

daçiç konflikti serbi

Lini një Përgjigje