Kosova 6 Dhjetor 2023, 13:49

Misteri i vrasjes së Liridona Ademajt, gazetarja tregon pistat që po hetohen

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i vrasjes së Liridona Ademajt, gazetarja tregon pistat që po

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri, gazetarja Adelina Ahmetaj solli dhe zhvillimet më të fundit të hetimeve të dinamikës së gjithë asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt.

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri, gazetarja Adelina Ahmetaj solli dhe zhvillimet më të fundit të hetimeve të dinamikës së gjithë asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit.

“Ajo çfarë ka mbetur e paqartë është motivi i kësaj ngjarjeje. Janë disa pista hetimore që po ndiqen aktualisht., por ende nuk ka një version zyrtar.

Të dielën kam pasur një intervistë me vëllain e Liridonës dhe tentova të kuptoj se cilat janë arsyet që e çuan në këtë ngjarje nga ana e dhëndrit të tij me të cilën kishte dy fëmijë dhe bashkëjetonin prej 10 vitesh.

Është çështja e sigurimit jetësor që flitet që është rreth 20 milionë euro, por edhe po hetohet për motive xhelozie që e kanë shtyrë në këtë akt të rëndë.

Familjarët e të treja familjeve të përfshira në këtë ngjarje kanë folur të gjithë anëtarët. Është folur se dy fëmijët do shkojnë të jetojnë në Suedi, por ende nuk ka një gjë përfundimtare”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Adelina Ahmetaj.