TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 11:48

Nga akuzat, fyerjet deri te grushtet, si nisi sherri mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Nga akuzat, fyerjet deri te grushtet, si nisi sherri mes deputetëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës janë përleshur fizikisht.

E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.

Më pas, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shihet duke u afruar te foltorja dhe duke e larguar pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Lini një Përgjigje