TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 11:28

Sherr me grushte mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, goditet Albin Kurti

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me grushte mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, goditet
Përleshje masive fizike në Kuvendin e Kosovës

Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ka pasur një përleshje fizike. Gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në foltore. Kurti është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa teksa po fliste për situatën në veri të vendit.

Sherr me grushte mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, goditet

Fillimisht ndaj kryeministrit është hedhur ujë dhe më pas ka nisur përleshja fizike. Menjëherë aty ka ndërhyrë ministri i Dinancave, Hekuran Murati. Pas kësaj nis me menjëherë konfrontimi fizik. Kurti ruajti qetësinë duke mos reaguar, 

Sherr me grushte mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, goditet

Siç duket edhe nga pamjet është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së Kuvendit të Kosovës për të bërë të mundur qetësimin e situatës. Ndërkohë seanca është ndërprerë.

albin kurti sherr ne kuvendin e kosoves

Lini një Përgjigje