TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2023, 12:48

“Nuk ka vend për dyshime”, Borrell ultimatum Kurtit dhe Vuçiçit: Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk ka vend për dyshime”, Borrell ultimatum Kurtit dhe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha sot se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

Borrell në një deklaratë për media para fillimit të Samiti të liderëve të BE-së tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje

Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ka marrëveshje edhe pse nuk ka nënshkrim. Sepse ka qenë Serbia ajo që nuk donte ta nënshkruante. Kurti foli edhe për deklaratën ‘surprizë’ të bërë dje ku tha se asociacioni bën pjesë në propozimin evropian të diskutuar në Bruksel dhe Ohër. Kurti u shpreh se në Ohër kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të vijë si “pjellë” e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

borrell takimi ne oher

Lini një Përgjigje