Takimi në Ohër me Vuçiç, Kurti: Ne jemi të gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen - Kosova
Kosova12 Mars 2023, 11:55

Takimi në Ohër me Vuçiç, Kurti: Ne jemi të gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Ohër me Vuçiç, Kurti: Ne jemi të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.

Gjatë këtij video mesazhi, Kurti foli për takimin e 18 marsit, ku përmendi refuzimin e Serbisë.

Kurti thotë se shpreson se takimi i Ohërit, të ketë në thelb normalizimi i plotë të raporteve mes dy vendeve siç parashikon plani franko-gjerman.

“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes.”, tha ai.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen në Ohër më 18 mars në kuadër të dialogut mes dy vendeve, provës që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS), ndërsa në qendër të takimit do të jetë finalizimi i Aneksit Zbatues të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas EEAS.

Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, fillimisht do të kenë takime të ndara me Vuçiçin dhe Kurtin, e më pas do të vijojë takimi i përbashkët trepalësh.

Ndërkohë, Lajçak ka folur për mediat pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajçak tha se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit përndryshe marrëveshje s’do të mund të jetë obligative.

”Ne duhet të pajtohemi se si duhet të implementohet. Përndryshe nuk do të jetë obligative. Patëm një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin. Gjithashtu takova edhe presidenten. Qëllimi kryesor i këtij takimi është se si Kosova e sheh implementimin. Ky takim përmbushi pritjet e mia në këtë kontekst”, ka thënë Lajcak.

Ai ka treguar se për të njëjtin qëllim do të jetë edhe në Beograd.

“Do të jem edhe në Beograd të hënën dhe të martën për të parë se si Serbia e sheh këtë punë”, ka shtuar Lajçak.

takimi në ohër kurti vuçiç