TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Janar 2026, 10:05

"Pamfleti" i publikoi aferat korruptive, arrestohen ish-drejtorët e BKS-së, Sami Mazreku dhe Valon Berisha në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Sipas hetimeve, rolin kryesor në dëmin që pretendohet se i është shkaktuar buxhetit të BKS-së, në vlerë mbi 1 milion euro, e kanë pasur dy ish-zyrtarë të lartë të kësaj byroje: Sami Mazreku, ish-drejtor ekzekutiv, dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave.

"Pamfleti" i publikoi aferat korruptive, arrestohen ish-drejtorët
Në mesin e personave të arrestuar deri më tani janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave në BKS.

Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku i denoncuar prej kohësh nga "Pamfleti" për afera korruptive, është arrestuar bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha.

Të dy ata dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.

Mazreku dhe Berisha u arrestuan në aksionin që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Operacioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është drejtuar nga tetë prokurorë, nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Në listën e të dyshuarve janë 45 qytetarë, si dhe Drejtori Ekzekutiv i BKS-së dhe Drejtori i Financave. Ata dyshohen për përfitime të kundërligjshme përmes keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe shkeljes së besimit.

Sipas dyshimeve të hetimeve, rolin kryesor në dëmin që pretendohet se i është shkaktuar buxhetit të BKS-së, në vlerë mbi 1 milion euro, e kanë pasur dy ish-zyrtarë të lartë të kësaj byroje: Sami Mazreku, ish-drejtor ekzekutiv, dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave.

Hetimet tregojnë se të dyshuarit kanë marrë të dhënat e 45 llogarive bankare të qytetarëve, përmes të cilave janë transferuar mjete financiare nga BKS, duke u bazuar në marrëveshje të parapërgatitura. Nga këto transaksione, Mazreku dhe Berisha dyshohet se kanë përfituar mijëra euro.

Po ashtu, sipas dyshimeve, ata kanë identifikuar qytetarë të përfshirë në aksidente trafiku, të cilëve u janë transferuar para me arsyetimin e kompensimit të dëmeve. Me këta persona janë lidhur marrëveshje sipas të cilave një pjesë e vogël e mjeteve u është lënë qytetarëve, ndërsa pjesa më e madhe e shumave të transferuara dyshohet se ka përfunduar tek dy ish-zyrtarët e BKS-së.

Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Prizrenit ka nisur bastisje të shumta në pronat e ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Bastisjet përfshijnë pronat e Sami Mazrekut dhe të paktën një ish-zyrtari tjetër të BKS-së.

Dyshimet kryesore të këtij operacioni lidhen me manipulime të mundshme në procesin e kompensimit të dëmeve, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. 

arrestohen sami mazreku dhe valon berisha aksion anti-korrupsion në prizren

Lini një Përgjigje