TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Gusht 2024, 17:16

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra qytetarë marrin pjesë në ceremoninë mortore! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra

Shqiptari i Kosovës, Faton Hajrizi i cili u vra nga policia serbe disa javë më parë, u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.

Qindra qytetarë u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin përreth rrugëve kryesore të të cilit ishin vendosur flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra

Shumë kishin ardhur edhe nga përtej Drenicës për të marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, një ditë pasi ishte raportuar se ai e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër në qytetin e Lloznicës.

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra

Disa prej pjesëmarrësve në varrim mbanin bluza e pankarta me fotografi të Faton Hajrizit, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të tij”.

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra

Kujtojmë se Faton Hajrizi ishte i dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata për vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje. Më së shumti njihet për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000, kur ai ishte 15-vjeçar.

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra

Më 6 korrik ishte arratisur nga burgu i “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku po qëndronte muajt e fundit. Vendndodhja e tij nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.

Pas tërheqjes së trupit nga Serbia, varroset Faton Hajrizi; qindra

Ai u vra nga policia serbe ai autor i asaj vrasjeje, ndërsa tri javë më pas, autoritetet atje lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, pas një përpjekjeje të avokatit të familjes.

Lini një Përgjigje