Kosova14 Qershor 2023, 21:43

"Perëndimi të bëjë gati sanksionet për Vuçiçin", deputetja britanike: Nëse policët e Kosovës janë rrëmbyer, nuk ka tolerim për Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

"Perëndimi të bëjë gati sanksionet për

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka deklaruar se nëse policët e Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe atëherë ky është një përshkallëzim shumë serioz.

Me anë të një postimi në Twitter, Kearns është shprehur se fuqitë perëndimore kanë qenë shumë kritike për Kosovën, pasi ata e kanë paralajëmruar Prishtinën për sanksione.

“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz. Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, shkruan Kearns.

deputetja britanike kosova sanksione perendimi