TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Prill 2023, 16:55

Përfundon dita e dytë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK, mbrojtja ‘hedh’ poshtë Prokurorinë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon dita e dytë e gjyqit ndaj ish-krerëve të

Ka përfunduar dita e dytë e gjyqit për ish-krerët e UÇK në Hagë.

Bëhet me dije se mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

gjyq uÇk prokurori

Lini një Përgjigje