
Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordësimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Sot do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovihç nga pala serbe.
Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e marrëveshjes.
Takimi ndërmjet kryenegociatorëve, zhvillohet në kohën e tensioneve të reja në veri të Kosovës, pas djegies së disa veturave të qytetarëve serbë që mbajnë targa me inicialet e Kosovës, (RKS). Mbrëmjen e së shtunës në komunën e Leposaviçiq, persona të panjohur dogjën tri vetura, dy prej të cilave ishin me targa RKS. Policia e Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut më 1 prill në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale.
Arrestimi nxiti reagimin e Listës Srpska, e cila theksoi se Prishtina po keqtrajto popullin serb në veri. Ai bëri thirrje për një kryengritje për të ndaluar shtypjen e Albin Kurtin ndaj qytetarëve të pafajshëm.
“Prishtina zyrtare po keqtrajton popullin serb në veri, të cilët do të reagojnë me zemërim”. “Për ta sqaruar, ky nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratë e Listës Serbe.
Ndërkohë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ai tha se qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.
Ai i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë urgjentisht” dhe të bëjë presion mbi autoritetet në Prishtinë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës.
“Përmes arrestimit të serbëve në Kosovë, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit. Është shumë e qartë se një situatë e vjetër është në horizont, dhe një krizë e re e prodhuar nga Prishtina”, tha Daçiç.
Ministri i Brendshëm e Kosovës, Xhelal Sveçla, u kundërpërgjigj, duke thënë, se i i arrestuari ka qenë pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, dhe më parë ai kishte sulmuar Policinë e Kosovës.
“ I arrestuari ka qenë pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, dhe më parë ai kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj.Pas djegies së veturave në veri qëndron Beogradi, me qëllimin që të shkaktojë frikë tek qytetarët. Organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e të arrestuarit në sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Republikës”, tha ministri Sveçla.