Kosova14 Mars 2023, 11:37

Plani franko-gjerman, Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti
Plani franko-gjerman, Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka shprehur qartë se nëse nuk ka asociacion, atëherë nuk ka marrëveshje.

Në një intervistë për televizionin serb ka folur për parakushtet për zbatimin e planit që mund të sjellë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Miroslav Lajçak tha se propozimi i BE-së flet për normalizim, jo ​​për një lloj kapitullimi.

“Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, tha Lajçak.

Në takimin në Ohër, synohet të arrihet një marrëveshje që ka mbështetje nga BE-ja. Lajçak ndodhet në Beograd prej ditës së djeshme ndërsa sot do të vijojë bisedimet me presidentin e Serbisë.

Më 9 mars në Prishtinë, Lajçak tha se ka pasur një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes dhe ka shtuar se takimi i ka përmbushur pritjet e tij dhe se ai “e kupton mirë” se cilat janë pritshmëritë e Kosovës.

plani franko-gjerman lajçak asociacion