Kosova12 Mars 2023, 20:39

Haxhiu kërkesë zyrtare ndaj Serbisë: Të burgosurit Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula të transferohen në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Haxhiu kërkesë zyrtare ndaj Serbisë: Të burgosurit Nezir

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu i ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë në lidhje me dy qytetarë të Kosovës që po mbahen në burgjet serbe.

Haxhiu ka kërkuar që Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula që po mbahen në burgjet serbe mbi pretendimet për kryere të krimeve gjatë luftës, të transferohen në Kosovë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës”.

“Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999”.

Haxhiu tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

“Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra”, tha ajo.

kosov serbi te burgosur