Kosova20 Maj 2023, 15:58

"Po thellohet varfëria", opozita sulmon Kurtin: Ke harruar qytetarët për dialogun me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
"Po thellohet varfëria", opozita sulmon Kurtin: Ke harruar
Kreu i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri

Kreu i Grupit Parlamentar të partisë opozitare në Kosovë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar sot qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se po bën eksperimente me vendin.

Sipas Tahirit, në këtë fazë në secilin sektor pasiguria është e madhe dhe se kryeministri po merret me dialogun me Serbinë më shumë se me çdo gjë tjetër në vend.

“Do të adresojmë disa çështje, Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të shkak ajo është mbyllur dhe e vetëkënaqur me takimet që i ka dhe ka harrura interesin qytetar. Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe. Nuk mbahet mend të ketë më shumë pasiguri dhe nuk ka aspak shpresë”, tha ai.

Më tej, Tahiri i ka quajtur të pakuptimta thirrjet e kryeministrit që diaspora të investojë në Kosovë, kur çdo rrugë regjionale është pothuajse e pakalueshme.

“Gjithçka është rritur në 40%. Kurti thotë po punojmë me pru mërgatën në Kosovë, qysh pret dikush me investuar që Qeveria nuk ka bërë asnjë veprim. Kjo politikë e ka qasjen për me i hedh hi sy popullit. Nuk jon kon në gjendje as një kaci me asfalt me hedh. Me Ligjin për zyrtarët publik, që e shohin si diçka afatgjatë, por tash është prek kjo çështje. Mosinvestimet, nuk janë vetëm rrugët, por asnjë s’ka investim.

Asnjë kryeministër nuk u marrë me dialog më shumë se Kurti. Ligji i pagave është ligj për me ju rrit pagave kryeministrit, ministrave të emëruarve politik. Kjo situatë, do të kemi probleme sociale në fund të vitit”, shprehet kreu i grupit parlamentar të AAK.

opozita sulmon kurtin serbi varferi