
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka deklaruar se nuk e ka lexuar ende draft-statutin që qeveria shqiptare i parashtroi Macron dhe Scholz.
Por megjithatë ai shtoi se propozimet për shtensionimin e situatës mbeten të mirëpritura, pavarësisht se nga kush ofrohen.
“Nuk kam pasur kohë ta lexojë atë akoma. Ne mbetemi të shqetësuar si gjithë Kosova për zhvillimet në Veri. Ne po vijojmë në mënyrë të vazhdueshme të kërkojmë për shtensionimin e situatës. Nuk mendojmë se është e nevojshme për kryebashkiakët që të punojnë nën mbikëqyrjen policore.
Në gjithashtu nuk besojmë se është e nevojshme që njësitë speciale të Kosovës të sillen si roje për ndërtesat komunare. Ata kanë punë më të rëndësishme për të bërë. Kështu që unë shpresoj se në ditët që vijnë do të shohim një ndryshim, propozime dhe më shumë bashkëpunime midis agjencive të sigurisë.
Si ambasador unë aktualisht jam duke folur me shumë njerëz, në përpjekje për të kuptuar se cila është rruga më e mirë për të ecur para”, tha Abbott.
Lini një Përgjigje