Ja projeksionet e para për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë...
Përparim Rama pritet të dalë sërish fitues në garën për Prishtinën. Këto janë të dhënat e Exit Pollit të publikuar nga “Klan Kosva” sa i takon raundit të dytë të zgjedhjeve që u mbajt sot në Kosovë.

18 komuna shkuan në balotazh dhe sot qytetarët votuan mes dy kandidatëve, ku padyshim vëmendja më e madhe ishte në Prishtinë. Sipas Exit Pollit, Rama ka marrë 53.62 për qind, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku 46.388 për qind.

Në Pejë Exit Polli nxjerr Muhaxherin fitues me mbi 57%. Ndërsa në Mitrovicë gara është e ngushtë.

Sipas raportimive nga KQZ-ja, 376,971 persona kanë votuar deri në orë 17:00, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues të regjistruar.

Porcesi i votimit raportohet të ketë qenë i qetë, pa problematika dhe ndërprerje. Ndërkohë që së shpjeti pritet nisja e procesit të numërimit dhe dalja e projeksioneve të para.
Komunat që shkuan në balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.
Lini një Përgjigje