Kosova26 Shkurt 2024, 11:40

“Serbia po luan lojën’’/ Analisti: Si Vuçiç po manipulon Kurtin

Shkruar nga Pamfleti
“Serbia po luan lojën’’/ Analisti: Si Vuçiç
Kurti dhe Vuçiç

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka pasur takime “të pasuksesshme” me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, sa i përket shtensionimit të situatës mes dy shteteve.

Analisti Jeton Halimi ka komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve,  teksa u shpreh se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti po bie pre e lojërave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij ky i fundit ka qëllim që të fus konfliktin në Ballkan duke përfituar nga situata në botë, por që Kurti nuk duhet ta lejojë këtë gjë.

“Serbia po di ta luajë lojën thjesht duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Të gjithë aleatët por dhe BE, po mundohen të kthejnë Serbinë nga unioni evropian dhe të mos i ngjitet Rusisë atje.

Serbia dëshiron që lufta të hapet në Ballkan dhe unë habitem me Kurtin se si po bie pre e këtyre lojërave. Konflikti nuk duhet të kalojë në Ballkan. Kurti nuk duhet t’i lërë asnjë hapësirë Vuçiç”-tha Halimi.

Borrell pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiç tha se bisedimet që ka zhvilluar me dy liderët e Kosovës dhe Serbisë  “fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”.

 

be kurti vuÇiÇ