Kosova20 Maj 2024, 17:33

Shoqata Atdhetare “Luma” letër Kuvendit të Kosovës: Hasan Prishtina patriot i shquar, ndalni ndryshimin e emrit të universitetit

Shkruar nga Pamfleti

Shoqata Atdhetare “Luma” letër Kuvendit të Kosovës:

Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” në Tiranë ka dalë kundër nismës për të ndryshuar emrin e universitetit “Hasan Prishtina” në kryeqytetin e Kosovës.

Përmes një letre drejtuar Parlamentit të Kosovës, shoqata shprehet se kërkesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është krejtësisht i gabuar në të gjitha drejtimet dhe vjen në një kohë kur Kosova, por edhe Universiteti i Prishtinës, kanë plot probleme të kohës për të zgjidhur.

Për të justifikuar qëndrimin tonë ndaj veprimit të  Rektoratit të Universitetit të Prishtinës e konsiderojmë  të  nevojshme që shkurtimisht të kujtojmë veprën e madhe patriotike të të nderuarit Hasan Pishtinës në dobi të interesit kombëtar, të përpjekjeve të tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimi 500 vjeçar turk dhe për të vendosur shtetin demokratik shqiptarë në trojet tona”, shprehet shoqata.

Letra e plotë

      Po ju drejtohemi Ju për të  shprehur mendimin tonë  për kërkesën që ju ka dërguar Rektorati i Universitetit të  Prishtinës për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës, të këtij atdhetari ndër më  të dalluarit e kohës së  tij, që  gjithë  jetn ia kushtoi interesave të  kombit shqiptarë. Ky veprim i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës na duket krejtësisht i gabuar në të gjitha drejtimet dhe vjen në një kohë kur Kosova, por edhe Universiteti i Prishtinës, kan plot probleme të kohës për të zgjidhur. Për të justifikuar qëndrimin tonë ndaj veprimit të  Rektoratit të Universitetit të Prishtinës e konsiderojmë  të  nevojshme që shkurtimisht të kujtojmë veprën e madhe patriotike të të nderuarit Hasan Pishtinës në dobi të interesit kombëtar, të përpjekjeve të tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimi 500 vjeçar turk dhe për të vendosur shtetin demokratik shqiptarë në trojet tona.

      Patriotët shqiptarë kudo që kanë qenë, kanë bërë përpjekje të mëdha për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar në ato territore të Ballkanit ku flitet gjuha e bukur Shqipe. Në këtë grup të atdhetarëve tonë të mëdhej, që gjithë jetën e tyre u a dhanë luftave që Shqipëria të dalë shtet më vehte, bën pjesë edhe Hasan Prishtina. Ai ishte udhëheqësi ideologjik dhe drejtuesi kryesor i kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, që kishte si qëllim çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj dhe formimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur. Që në rininë e vet Hasan Prishtina i vuri si detyrë vehtes që të luftoi për realizimin e synimeve të tij në interes të kombit shqiptar. Hasan Prishtina ishte një luftëtarë i madh, trim dhe patriot, që luftoi kundër pushtuesve të huaj turq e grek, serb e malazez, si dhe kundër armiqëve të brendëshëm, që ishin të gatëshëm të shisnin gjithëçka për përfitime të tyre.     

      Hasan Prishtina lindi dhe u rrit në periudhën kur Kosova dhe mbarë Shqipëria po luftonin për çlirimin e vendit si dhe për ruajtjen e tanësisë të kombit. Në këtë periudhë u mbajtë Lidhja e Prizrenit, e cila kishte si parësi të vendimeve të saj ngjalljen e ndjenjës së kombësisë për shqiptarët, të luftës për të fituar autonominë e trojeve shqiptare të bashkuara në një shtet të vetëm. Ky ambjent ku po rritej Hasan Prishtina ndikoj shumë pë r formimin e tij dhe ndjenjat e para të atdhedashurisë i mori nën zhurmën e pushkëve të bashkëfshatarëve trima që luftonin kundër pushtuesve të huaj. Shkollimin e vet Hasan Prishtina e filloj në qytetin e tij të lindjes, në Vuçitern, ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën turke. Në këtë shkollë ai dë shmoi aftësi shumë të mira për përvetësimin e mësimeve dhe kjo e nxiti babain e tij ta dërgoi në gjimnazin e Selanikut, ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën franceze, të cilën arriti ta zotronte shumë mirë. Shkollimin e tij të lartë e kreu në Fakultetin e Drejtësisë, ku arriti rezultate të shkë lqyera.

      Në vjeshtën e vitit 1908 u bënë zgjedhjet për parlamentin turk dhe Hasan Prishtina u zgjodh deputet i Kosovës. Ai ishte deputeti më i ri i parlamentit. Së bashku me Ismail Qemalin dhe disa deputet të tjerë shqiptar dolën në opozitë kundë rregjimit të Turqëve të rij. Por Xhonturqit vazhdonin të shtypnin popujt jo turq të perandorisë dhe parlamenti nuk zgjidhi asnjë kërkesë të deputetëve shqiptarë. Për më tepër në shkollat shqipë tare nuk lejohej që më simet të zhvilloheshin në gjuhën tonë, por ato kryheshin në gjuhën turke. Në këto kushte deputeti Kosovar Hasan Prishtina ngriti zërin e protestë s kundër rregjimit të  Xhonturqë ve dhe në  krye të  një  grupi deputetë sh shqiptarë  paraqiti një  protestë  në  parlament kundër qeverisë  turke, si dhe kundër disa deputetëve shqiptarë që kërkonin që në  shkollat shqiptare të mos përdoren shkronjat shqipe dhe gjuha shqipe në mësime. Lidhur me këtë, duke vlerësuar revoltën e deputetit trim shqiptarë, gazeta “Shqypja e Shqipnisë ”, në  datën 25 janar 1910 shkruante: “Shumë  i vlefshëm, atdhetar i flakët, deputeti i Prishtinës, z.Hasan Prishtina, po përpiqet për mbrojtjen, për të mirën e kombit shqiptar. Ky dashamirës i ban një nder shumë të madh amës Shqipëri, për të cilën është gati të bëhet theror. Ky trim, birë i Shqipërisë u është bërë shembull shumë shqiptarëve me veprat e tij”. Hasan Prishtina ishte një  pë rkrahë s i fortë  i zhvillimit të  shkollë s shqipe në  trojet  shqiptare; ai thoshte se shkolla do të  shërbente më  së  miri për zgjimin dhe forcimin e ndërgjegjes shqiptare.

      Unë nuk dua të zgjatem shumë duke përshkruar veprimet e shumëta të Hasan Prishtinës pas ardhjes në pushtet të Xhonturqëve, por dua të përmend një fakt shumë domethënës që përcakton vlerën e veprave të më dhaja të Hasan Prishtinës.

       Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina ishin miq të ngushtë me njeri tjetrin, pavarsisht moshës së tyre. Kjo lidhje shprehte besnikrinë midis tyre dhe në interes të plotë për të mirën e atdheut. Të gjitha veprimet e tyre në parlamentin turk kishin vetëm një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e interesave të atdheut tonë. Me inisiativën e Hasan Prishtinës dhe me pëlqimin e Ismail Qemalit, në Stamboll u organizua një  mbledhje me disa politikan shqiptar, për të  analizuar situatën politike në Shqipëri dhe për të përcaktuar masat për vendosjen e të  ardhmes  së  Shqipë risë . Fjalën e hapjes së mbledhjes e bëri Hasan Prishtina, i cili tha: “Ismail Qemal Begu, sikur ma pat dhanë fjalën, erdhi në shtëpinë teme për darkë dhe e kaluem natën së   bashku. Gjatë e gjanë biseduam mbi fatin e Shqipënisë e ma në fund venduem me i dhanë mbarim mizorive turke me nji kryengritje. Biseda u mbyll me këto fjalë: Ismail Kemal Beu: “Hasan Beg, i besoj fetarisht karakterit të Zotnis s’ate. Ky besim më ka shty me i shkrue në zemrën teme ato fjalë që i përdorove sot në Parlament tue thanë: Kam me kenë njeni e ndoshta i pari i atyne që kan për ta ngrehë flamurin e kryengritjes”.  I përgjigja: “Ismail Beg, para se me folë nji fjalë matem shumë e mbasandej flas. Por mundem me ju sigurue Ju që zakoni im asht me mbajt një fjalë që më del nga goja”. Të nesërmen u organizue një mbledhje e kryesuar nga Kryetari Ismail Kemali ku u vendos të organizohet nji kryengritje në Shqipëni ku rrolin ma të madh do ta kishte Kosova. Gjithashtu u vendos që Ismail Qemali do të shkonte në Europë për të marrë pëlqimin e drejtuesve të shteteve të Europës për të themelue shtetin shqiptar në trojet e tij, kurse Hasan Prishtina do të shkonte në Kosovë për përgatitjen e kryengritjes. Kryengritja e përgjithshme e Kosovës, e drejtuar nga Hasan Prishtina, ishte shumë e suksesshme, sepse përzuri turqit nga Shqipëria një herë e përgjithmonë.

      E solla këtë  përshkrim të shkurtër të  veprës madhore të  këtyre dy patriotëve të mëdhej që stabilizuan shtetin shqipëtarë pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Turke, për të  shprehur respektin e madh për këto dy burra të shkëlqyer të  historisë së Shqipërisë. Në nderim të tyre shumë institucione shtetrore në Shqipëri dhe në Kosovë kanë vënë emrin e tyre pë r të  shprehur respektin për veprat e tyre madhore në interes të kombit shqipëtar. Por fatkeqësisht drejtuesit e Universitetit të Prishtinës kanë shprehur kërkesën për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës që mban ky universitet. Ky është një veprim shumë fyes jo vetëm për patriotin e madh Hasan Prishtina, por edhe për të gjithë atëdhedashësit e kombit shqipëtar. Vepra madhore patriotike e Hasan Prishtinës, me shkëlqimin e vet, ka verbuar keqëdashësit e tij, që me sa duket nuk kanë as njohuritë më elementare të historisë së vendit tonë. Dashakeqësit e tij duhet të mësojnë se jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës ka qenë lidhur fort me fatin e kombit shqipëtar. Hasan Prishtinës ishte një kundërshtarë pa kompromis kundër politikanëve që bënin pazare në kurriz të popullit. Emri i Hasan Prishtinës është emër nderi dhe respekti për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

      Të nderuar deputet të Parlamentit të Kosovës po ju drejtohemi Ju që të mos pranoni kërkesën e drejtuesve të Universitetit të Prishtinës për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës, duke e konsideruar këtë kërkesë krejtësisht të padrejtë dhe të turpshme.     

     Ne, përfaqësuesit e Shoqatës Atdhetare dhe Kulturore “Luma” ju kërkojmë mirëkuptimin tonë dhe ju dëshirojmë ma të mirat për kryerjen me respekt të plotë të detyrave që keni marrë para votuesve tuaj e gjithëmonë në interes të Kosovës.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”

Prof. Dr. Dritan Spahiu

Tiranë, 16.5.2024