TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Tetor 2025, 17:50

Situata në Veri, Komandanti në ikje i KFOR-it: Ka shqetësime për stabilitetin, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Veri, Komandanti në ikje i KFOR-it: Ka shqetësime

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it, theksoi se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999, por shtoi se ka shqetësime për qëndrueshmërinë e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura. Ai theksoi gjithashtu se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

“Sigurisht, situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga nisja e KFOR-it, dhe dëshmia më e prekshme për këtë është fakti që sot forcat e KFOR-it janë reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999. Dhe kjo nuk është aspak një arritje e vogël. Megjithatë, ende ka shqetësime për qëndrueshmërinë e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ai ndër të tjera.

Gjeneralmajori Barduani përfundoi mandatin e tij si Komandant i KFOR-it, duke ia dorëzuar detyrën gjeneralmajorit të ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş.

Lini një Përgjigje