TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shtator 2023, 21:03

Takimi Kurti-Vuçiç më 14 shtator, analistët: Asnjëra nga palët nuk po jep sinjale pozitive

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Kurti-Vuçiç më 14 shtator, analistët:

Njohës të zhvillimeve politike janë shprehur jo optimistë lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç. Ata kujtojnë se ende nuk shihet asnjë shenjë për zgjedhje në veri, derisa Serbia ka vazhduar me veprime tensionuese.

 Arrestimi dhe mbajtja e Nikola Radomiroviçit në Rashkë nga autoritetet serbe e mosgjetja e zgjidhjes për zgjedhjet në veri me pjesëmarrjen e serbëve, sipas njohësve të zhvillimeve politike, janë indikacione se takimi i 14 shtatorit në Bruksel do të jenë i vështirë.

Artan Muhaxhiri thotë se takimi Kurti-Vuçiç po mbahet ne mes të një status-quoje negative sa i përket veriut.

BE-ja, thotë ai, ka dështuar ta bindë Kosovën për dorëheqjen e kryetarëve dhe Serbinë për pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të veriut në zgjedhje.

Pra e kemi një status quo negative që vetëm sa e tensionon edhe më shumë të gjithë situatën dhe e parandalon edhe zhvillimin pozitiv të dialogut edhe përkundër faktit që ka pasur kërkesa nga bashkësia ndërkombëtare që procesi i zgjedhjeve të reja të lehtësohet maksimalisht me anë të dorëheqjeve dhe me anë të ofrimit të garancive nga ana e Qeverisë për zgjedhje të shpejta po ashtu edhe nga të garancive nga ana e Serbisë për pjesëmarrje të serbëve, kjo gjë ende nuk ka ndodhur, por shpresoj që të ndodh ne takimin e 14 shtatorit sepse pa këto garanci, pa garancitë e Kosovës për proces teknik, të shpejtë dhe të lehtë dhe nga ana tjetër pa garanci të Serbisë për pjesëmarrje të serbëve nuk do të ketë asnjë logjikë që të mendohen zgjedhjet e reja, rrjedhimisht bllokada do të vazhdojë”, tha Muhaxhiri.

E politologu Albinot Maloku thotë se në takimin e radhës është e domosdoshme të evidentohet fakti se Serbia ka vazhduar me veprime destruktive, siç është armatosja e veriut dhe arrestimi i Nikola Radomiroviçit.

“Konsideroj që atmosfera aktuale është atmosfera më jo-premtuese për të korrë sukses një takim i cili është më i rëndësishmi për tu mbajtur, sidomos nisur nga rrethanat që kanë qenë sidomos në veri të vendit e më pastaj edhe me masat e bashkimit evropian. Në këtë rrafsh konsideroj që Bashkimi Evropian do të duhej që pas kësaj date që të ketë konkretizim hapash sidomos në raport me Kosovën e që ndërlidhen me masat, por edhe me mundësinë e tyre (e sanksioneve ndaj Serbisë) në qoftë se Serbia nuk po përparon drejt implementimit të marrëveshjes dhe e edhe marrëveshjeve të mëhershme atëherë edhe bashkimi evropian të ketë një qëndrim sa i përket kësaj përqasjeje”, tha Maloku.

Qeveria është kritikuar nga faktori ndërkombëtar për moskoordinim në disa vendime.

Ai i fundmajit për vendosjen e kryetarëve të rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin-Potokut e Zveçanit në objektet komunale, me shoqërimin e policisë, ka rezultuar me vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian./KohaTv

kuti vuçiç takimi

Lini një Përgjigje