
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për takimin e radhës me Serbinë, që zhvillohet më 18 mars në Ohër. Kurti tha se nuk varet gjithçka nga ai.
“Unë janë ofruar edhe më 27 shkurt, në Bruksel ta nënshkruajmë propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”, u shpreh Kurti.
Ai i është referuar takimit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kur sipas diplomatëve evropianë palët kanë arritur pajtueshmëri për propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve, por që nuk është nënshkruar asnjë dokument.
Një ditë më parë, Kurti ka thënë se është duke i analizuar 15 modelet evropiane që i ka ofruar Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit.
Në takimin e Ohrit, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të bllokut evropian, pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve.