Policia e Kosovës i është drejtuar me një apel qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e 3 personave që janë shpallur në kërkim policor.
Sektori i Hetimeve të Prishtinës, me autorizim nga Prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke kërkuar informacion për identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografi.
Ata kërkohen për përfshirje në veprat penale “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe “Sulm”.
Policia apelon që çdo informacion, e cila mund të çojë në identifikimin e personave të dyshuar, të dërgohet në numrin e telefonit të emergjencave 192 ose përmes emailit: [email protected].
“Kjo është një mundësi për qytetarët të kontribuojnë në ndihmën e autoriteteve për zgjidhjen e këtij rasti, duke dhënë informacionet që mund të jenë të vlefshme për hetimin”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje