Kosova15 Prill 2024, 09:38

Të shtëna me armë në Gjakovë, përplasen dy banda

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Gjakovë, përplasen dy banda

Mbrëmjen e djeshme është raportuar për përplasje mes bandave në Gjakovë. Sipas raportimeve nga policia e Kosovës rreth orës 20:19 janë regjistruar të shtëna me armë mes dy grupeve.

Më tej bëhet me dije se ngjarja është regjistruar për shkak të një mosmarrëveshje mes dy grupeve e cila shkoi deri në përdorimin e armëve. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, bënë të ditur policia.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një person si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.