
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë thirrje për deeskalim të tensioneve në veri të Kosovës.
Duke shpërndarë deklaratën e odës ekonomike gjermano-kosovare, Rohde shkruan se tensionet po dëmtojnë reputacionin dhe potencialin ekonomik të Kosovës.
"Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm.", shkruan ai.
Concerning damage for Kosovo’s economic prospect are already on the horizon, damaging its reputation and potential also vis-à-vis business community. We reiterate this call from the German-Kosovar Association of Businesses for imminent de-escalation. https://t.co/50lQxWlfhP
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 15, 2023
Lini një Përgjigje