TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 08:33

Tensionet në Veri, ish-diplomati: Kurti dhe Vuçiç po ndihmojnë njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në Veri, ish-diplomati: Kurti dhe Vuçiç po
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

Situata në Veri të vijon të jetë e tensionuar ndërsa nuk flitet për një paqe të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Blerim Canaj, ish-diplomat ka komentuar tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

Në një intervistë pë Euronews, Canaj tha se në këto kushte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndonjëherë të krijohet përshtypja që edhe Kurti, edhe Vuçiç po e ndihmojnë njëri-tjetrin. Pse po e them këtë? Në periudhën kur filluan protestat kundër Vuçiç në Beograd, ne biem pre e provokimeve dhe përshkallëzohet situata këtu. Mendoj se ka pasur mundësi të menaxhohet pak më ndryshe. Nuk e di a është me vetëdije apo jo, por ata po ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse fillojmë prej teorisë politike që populistët janë të prirur që për vazhdimin e politik-bërjes apo pushtetit të tyre, të krijojnë situata konflikti, atëherë nga jashtë neve na duket kështu”, u shpreh Canaj.

 

tensione kosove vucic kurti ish diplomat

Lini një Përgjigje