TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Tetor 2023, 12:07

Tensionet në veri të Kosovës, NATO shton prezencën: Hap shumë i rëndësishëm!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, NATO shton prezencën: Hap

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezencës së NATO-s në Kosovë pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit.

Sot në një deklaratë për mediat ai njoftoi se nesër në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate do të flitet edhe për Kosovën.

“Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai.

Ditën e sotme në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Në takim do të diskutohet edhe situata pas sulmit ndaj policisë së Kosovës mëngjesin e 24 shtatorit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të drejtojë takimin me 30 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare, ku do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Diskutimet e nesërme do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit. Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në komunikatën e NATO-s sot.

Së fundi, trupa shtesë në Kosovë ka dërguar Mbretëria e Bashkuar, si dhe Rumania pritet t’i dërgojë rreth 100. Po ashtu, edhe Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e trupave shtesë pasi Kosova u përball me sulm terrorist. 

nato tensionet ne kosove

Lini një Përgjigje