
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani. Ndërsa Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.
Në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Krivaqën, familjarët e Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje teksa u shprehën: “Bravo për këtë qen, i mjerë”.
Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaqës duke i thënë: “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke vrarë vajzën 18 vjeç”.
Krivaqa e Sejdiu përveç dhunës u akuzuan gjithashtu edhe për bashkëpunim në krim, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”
“I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga akatkuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzuari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
Lini një Përgjigje