TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Janar 2024, 19:55

Vrasja e Liridona Ademajt, ish-zyrtari i Policisë së Kosovë: Ka prova të mjaftueshme se kush mund të jetë autori!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Ademajt, ish-zyrtari i Policisë së Kosovë: Ka

Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Refki Morina dhe avokati, Shkëlqim Jakupi kanë folur lidhur me vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj-Murseli.

Sipas Morinës tashmë policia e prokuroria kanë fakte e prova të mjaftueshme për të argumentuar se cili është autori i krimit.

Provat do të shkojnë në gjykatë e më pas do të jepet vendimi.

“Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet do të deklarohen në gjykatë. Gjithashtu edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Zakonisht autorët e ngjarjeve nuk e pranojnë fajin e mundohen t’i ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë se kush është autori i veprës”, ka thënë Morina.

Ndërsa avokati Shkëlqim Jakupi ka thënë se proçuderialisht prokuroria është brenda afatit dhe sipas tij ka kohë deri në dy vite.

“Prokuroria ka afat deri në dy vite, por mund të marrë edhe një vit kohë shtesë. Kemi të bëjmë me një rast që ka peshë tejet të rëndë. Dhe përcaktimi i dënimeve për këto vepra penale shkon minimumi nga dhjetë vite deri në burgim të përjetshëm. Prandaj edhe prokuroria ka një kujdes të veçantë në raste të tilla”, ka thënë Jakupi.

Sa i përket rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, avokati Jakupi ka sqaruar se prokuroria nuk ka probleme me zbulimin e mënyrës së kryerjes së veprës penale por me zbulimin e shkaqeve që çuan në kryerjen e saj.

“Për prokurorinë dhe vetë sistemin e drejtësisë është me shumë rëndësi përcaktimi dhe gjetja, zbulimi i motivit, qëllimi i kësaj vepre penale, për shkak të qarkullimit të lajmeve, fjalëve dhe raportimi i mediave. Supozojmë, nëse vepra penale ndërlidhet me përfitimin e pasurisë ose supozojmë me mbulimin e veprës tjetër penale”, ka theksuar Jakupi.

Naim Murseli, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është marrë në pyetje të mërkurën në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Murseli dhe dy të tjerë, Granit Plava dhe Kushtroim Kokalla, gjenden në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë.

liridona ademaj naim murseli

Lini një Përgjigje