TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 22:12

Kurti zbulon prapaskenat e forta: Vuçiç deklaroi në Bruksel se Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Shkruar nga Pamfleti
Kurti zbulon prapaskenat e forta: Vuçiç deklaroi në Bruksel
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me situatën akuale në veri të vendit. Ai thotë se serbët e Kosovës nuk kanë nevojë të çlirohen nga Kosova, por duhet të çlirohen nga veglat terroriste të Beogradit.

Ai shtoi gjithashtu se Vuçiç është i afeksionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, pasi sipas tij ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës. Po ashtu ai tha se në Bruksel Vuçiç kishte deklaruar se që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Kurti përfundon duke thënë se duke qenë se Vuçiç është diktator, nuk e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as nuk kopjohen.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkruan Kurti në Facebook.

Më herët, përmes një mesazhi në X, Kurti theksoi se edhe dy vite më parë në kufirin e Kosovës, Serbia dërgoi avionë luftarakë për t’i frikësuar. Mes të tjerash ai shtoi se mbetemi të vendosur në angazhimin për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.

Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, shkruan Kurti.

kurti vucic reagim

Lini një Përgjigje