TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Prill 2023, 21:26

Vuçiç tregoi forcën ushtarake, Albin Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare, Serbia po zhvillon stërvitje

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç tregoi forcën ushtarake, Albin Kurti: Në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë.

Kryeministri Kurti ka rikujtuar faktin se në atë vend janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Kurti ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.

Ai ka shkruar në Twitter se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, shkruan Kurti.

Teksa nesër në veri të Kosovës do të mbahen zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe, Beogradi ka demonstuar sot forcën ushtarake.

Më shumë se 5 mijë pjesëtarë të ushtrisë, rreth 2300 armë dhe pajisje ushtarake dhe më shumë se 60 avionë janë bërë pjesë e një demonstrimi të mbajtur në aeroportin ushtarak në Batajnicë, me rastin e Ditës së Ushtrisë Serbe.

Prezantimi filloi me një kërcim me parashutë nga anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutës, të cilët mbërritën me një helikopter H145.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, si dhe lidershipi politik i Republikës Srpska - Presidenti i RS Milorad Dodik, Kryetarja e Presidencës së BiH-së, Zheljka Cvijanoviç, si dhe kryeministri i Qeveria Srpska Radovan Višković. Pra mbështetësit më të mëdhenj të Rusisë u mblodhën në Beograd.

albin kurti vuçiç zgjedhjet në serbi

Lini një Përgjigje