TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 12:11

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ zbulon shifrat: Sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ zbulon shifrat: Sa qytetarë kanë
Foto ilustrim

Sipas përditësimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 7.98 për qind deri në orën 11:00.

Nga më shumë se 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë orë kanë votuar 156.474 persona.

Prishtina kryeson për nga numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës, me 24.948 votues. Pas saj renditen Prizreni me 11.355 votues, Ferizaj me 10.987, Peja me 9.313, Gjilani me 9.111, Gjakova me 8.893, Mitrovica e Jugut me 6.703 dhe Vushtrria me 6.237 votues.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në 949 qendra votimi dhe 2.550 vendvotime në mbarë territorin e Kosovës. Sipas raportimeve deri tani, votimi po vijon normalisht dhe pa probleme të theksuara.

Lini një Përgjigje