TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 10:06

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç thirrje serbëve: Keni vetëm një garanci që Albin Kurti mos t'ju dëbojë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç thirrje serbëve: Keni
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet që po mbahen sot.

Vuçiç po ashtu thekson që ata të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t'i dëbojë.

"Po shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të shkojnë e të votojnë. Votoni Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova", shprehet Vuçiç.

Lista Serbe është e vetmja që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet, citon Tanjug.

Qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut janë hapur në orarin e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 07:00.

Që në orët para, është vënë re interesi i shtetasve serbë që jetojnë në këtë komunë në veri të Kosovës, për të ushtruar të drejtën e votës.

Nga pamjet e publikuara nga mediat nga Shkolla e Mesme Teknike, duket se serbët po votojnë në mënyrë të organizuar, ndërkohë që të pranishëm në këtë qendër votimi janë dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

 



Lini një Përgjigje