TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Tetor 2025, 20:02

10 vendet më të zgjuara në botë, ku renditet Shqipëria sipas Indeksit të Inteligjencës

Shkruar nga Pamfleti

10 vendet më të zgjuara në botë, ku renditet Shqipëria

Indeksi i Inteligjencës ka nxjerrë në pah vendet me njerëzit më inteligjentë në Botë, Evropë apo në fushën akademike.

Sipas një studimi nga Trading Platforms, treguesit më të fundit të disponueshëm të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) për performancën në shkencë, matematikë dhe lexim (PISA), të kombinuara me normat e publikimeve shkencore dhe koeficientin mesatar të inteligjencës (IQ), lejojnë klasifikimin e vendeve më të zgjuara në botë.

Shqipëria nuk figuron në 10-shen më të mirë në Botë, që kryesohet nga Tajvani dhe Hong Kongu dhe në fakt kryesohet nga vende aziatike në 6 të parat dhe me një rënie prej 0,52 pikësh në krahasim me rezultatet e fundit nga viti i kaluar.

Lista e 10 vendeve më të zgjuara në botë:

-Tajvani: 107.10

-Hong Kong: 107.06

-Koreja e Jugut: 106.43

-Japonia: 106.40

-Singapori: 105.14

-Mongolia: 102.86

-Australia: 102.57

-Spanjë: 102.30

-Zelanda e Re: 102.08

-Sllovenia: 101.96

Kurse në vendet më të zgjuara në Evropë, Spanja është në krye, me një IQ mesatare prej 102.3, duke lënë pas vende si Franca (101.4), Gjermania (100.9) dhe Italia (100.8). Shqipëria renditet shumë poshtë, me pak më shumë se 82 pikë dhe në vendin e 104-t.

10 vendet më të zgjuara në botë, ku renditet Shqipëria

Indeksi i Inteligjencës së Kombeve , sipas studimit, merr në konsideratë tre variabla:

-Indeksi i IQ-së së popullsisë

-Rezultatet e PISA 2022 (nxënës 15-vjeçarë)

-Numri i botimeve shkencore për milion banorë

Cili vend ka studentët më të zgjuar?

Për sa i përket performancës së nxënësve 15-vjeçarë, Estonia është në krye të Evropës me 516 pikë në testet PISA të vitit 2022, një performancë që konsiderohet jashtëzakonisht e lartë edhe në nivel global.

Siç thotë Martin Tunchev, një analist në Trading Platforms:

“Një IQ mesatare e lartë zakonisht çon në performancë më të mirë arsimore, e cila nga ana tjetër rrit prodhimin shkencor dhe inovacionin”.

Ai shton:

“Shtetet aziatike si Singapori, Tajvani, Japonia dhe Koreja e Jugut janë shembuj të këtij cikli të virtytshëm, ndërsa vendet më të vogla evropiane si Finlanda, Estonia dhe Zvicra tregojnë se si investimi i synuar në arsim mund të rrisë nivelin njohës të popullsisë”.

4 Komente

  1. L
    Linda

    Invesyim ne atsim Eshte gjeja me e mire per nje popull/komb Eshte nje trashigimi qe fal lumturi te vetja, familja dhe pasardhesit e tu

    1. S
      Sali/meta

      Pra shqipëtarët janë budallenj.

      1. L
        Lek jakaj Markatomaj Lezhe Albania ???????? ♥️

        Raca shqiptare ilirjane pellazge hynore eshte ma e zgjuara e botes

        1. A
          Ania

          Kush ia mati IQ shqiptarëve ? Ndër shekuj të pushtuar , të izoluar , të luftuar e të coptuar nga fuqitë e mëdha , duke ia fshehur identitetin njerëzve të mëdhenj të lauruar nëpër botë , duke ia përvetësuar të tjerët historinë mijëra vjeçare që të krenohen me të !

          Lini një Përgjigje