
Në një intervistë të dhënë së fundmi, moderatori “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço ka zbuluar një detaj shumë interesant në lidhje me formatin në fjalë.
Gjatë emisionit final “Post BBVA”, Ledioni bëri publik faktin se puna për sezonin e ardhshëm ka nisur.
“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother Vip 5’, që do të vijë së shpejti”, u shpreh Liço.
Më herët ishte diskutuar idea se do të kishte një pushim 4-5-vjeçar deri në edicionin e pestë të shfaqjes reality. Por mesa duket kjo tezë ka rënë poshtë dhe produksioni do të bëhet gati që sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se ky do të jetë edicioni i tretë radhazi që Liço do të prezantojë formatin e “Big Brotherit”.
Se çfarë risish dhe kush do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm, është akoma herët për t’u zbuluar.
Lini një Përgjigje