TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Shtator 2025, 09:05

Alma Bektashi le pas krahëve divorcin, këngëtarja shqiptare në një lidhje të re dashurie

Shkruar nga Pamfleti

Alma Bektashi le pas krahëve divorcin, këngëtarja shqiptare

Divorci i këngëtares së njohur Alma Bektashi bëri bujë në mediat shqiptare. Çifti i dha fund martesës pas më shumë se 20 vitesh bashkë. Lajmi u konfirmua nga vetë artistja, e cila rrëfeu se kishte mësuar për tradhtinë nga portalet, ndërkohë që ish-partneri kishte nisur një lidhje me një grua shumë më të re në moshë.

Ajo nuk ngurroi të shprehej se marrëdhënia kishte përfunduar me një shije të hidhur dhe se ish-bashkëshorti nuk kishte më asnjë rol në jetën e saj dhe të fëmijëve të tyre.

Por jeta private e Almes duket se po merr një drejtim të ri.

Sipas ‘Prive’ këngëtarja është në një lidhje të re dashurie, e cila ka nisur prej disa kohësh. Partneri i saj është një burrë nga Kosova, që nuk është figurë publike.

Për këtë arsye, çifti ka zgjedhur ta mbajë raportin tërësisht privat. Megjithatë, dëshmitarë të ndryshëm pohojnë se ata janë parë shpesh bashkë nëpër kryeqytetin kosovar. Duket se Alma ka gjetur sërish paqen dhe stabilitetin emocional.

alma bektashi lidhje dashurie

Lini një Përgjigje