TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2025, 11:17

Arbana Osmani e ‘pakënaqur’ me Eduart Grishajn: Nuk luaj më në filmat e tu, nuk më ke paguar

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani e ‘pakënaqur’ me Eduart Grishajn: Nuk luaj

Për të folur për filmin e ri, me titull ‘Passaporta’, Eduart Grishaj ishte i ftuar edhe tek ‘Rudina’ në Tv Klan.

Vetë Tv Klan në uebsajtin e tij, e ka trajtuar lajmin si një karshillëk i hapur ndaj televizionit ku ata kanë punuar më parë, Top Channel.

‘Për herë të parë në dyert e Televizionit Klan, Eduart Grishaj hap një kapitull te “Rudina”’, është ky titulli i lajmit në TV Klan, që tregon se tashmë është hapur një kapitull i ri me Grishajn, ndoshta Arbanën dhe me TV Klan.

Intervistat që Eduart Grishaj ka dhënë për studiot e mëdha numërohen mjaft lehtë, dhe si një dalje e rrallë nuk mund të kalonte pa një mesazh nga partnerja e tij e jetës, Arbana Osmani.

Arbana Osmani ka qenë pjesë e dy filmave të mëparshëm të realizuar nga vetë ai, e cila ka mbajtur rolin e saj standart si në jetë, atë të prezantueses. Me humor dhe dashuri, Arbana paralajmëron Eduartin se nuk do të jetë më pjesë e filmave të tij, pasi ajo nuk është paguar për asnjërin prej tyre.

“Është gjithmnë kënaqësi të punosh me ty. Është kënaqësi të ndash jetën me ty, por është edhe 5-fish të punosh me ty.

Nuk do të jem tek filmi yt i ardhshëm, nuk më ke paguar dy filma, nuk kam ndërmend të vij prap dhe të mbetem përsëri e papaguar. Gjithë aktorët e tjerë i ke paguar.

Dua thjeshtë të të them që jam shumë e gëzuar për ty, jam shumë e lumtur me ty,” është shprehur Arbana në mesazhin e dërguar për Edin.

arbana osmani eduart grishaj

Lini një Përgjigje