TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Dhjetor 2024, 15:26

“Arritëm të shpëtojmë”, Bieta Sulo rrëfen për sëmundjen e Albanit

Shkruar nga Pamfleti

“Arritëm të shpëtojmë”, Bieta Sulo rrëfen

Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra” për sëmundjen e partnerit të saj Alban Dudushi. Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë.

Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 si vitin më të keq.

Bieta: Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ato që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.

Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup, për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë

bieta dhe albani semundja

Lini një Përgjigje