
Aurela Gaçe po bëhet gati për një ‘late night show’. Emisioni i saj i mbrëmjes do të jetë një ‘prime time’ në vend të ‘Portokalli’ dhe mësohet se do të titullohet “AG Show”.
E ftuar në ‘Pardon my french’, artistja u shpreh: “Shumë shpejt, ndoshta në fund të shkurtit do të fillojë. “AG Show” është një lloj formati me të cilin unë kam disa vite që paraqitem para publikut në ‘live’-t, koncertet dhe shfaqjet e mia. Në këtë rast do të ketë diçka më shumë se sa thjesht muzikë. Është një format që nuk shpjegohet me fjalë por duhet parë. Duhet shijuar”
Artistja tregoi se ajo do të jetë prezantuesja e show-t dhe shtoi më tej se:
“Tanimë njerëzit e kanë parasysh që Aurela jo vetëm këndon. Unë jam shfaqur në publik qysh në rininë time të hershme. Jam shfaqur jo vetëm si këngëtare, e kam ngacmuar edhe pak aktoren dhe moderatoren. Kush më ka parë live në programet që unë bëj e dinë shumë mirë që unë jo vetëm këndoj, por edhe ngacmoj edhe aktroj, bëj humor edhe më pëlqen të mos e mbyll veten time në një kuadrat. E kam shfaqur këtë gjë nga pak. Në Top Channel gjeta derën e duhur për ta shpërfaqur veten më së gjeri për të gjithë publikun jo vetëm për ata që ndjekin ‘live’-t dhe koncertet e mia. Do të ketë publik. Pa njerëzit nuk quhet më dashuri. Unë sa herë dal në publik e imagjoj sikur jam duke bërë dashuri me njeriun që dua. Sigurisht që ashtu është”
Duke qenë se emisioni i këngëtares së famshme do jetë në fashën orare të ‘Portokalli’, duket se parodia e famshme e humorit do të pezullohet për një periudhë kohe.
Burime për ‘Pamfleti’ tregojnë se spektakli humoristik ka një kosto të madhe shpenzimesh, ndaj nuk do ishte çudi që shfaqja e Aurelës të shërbejë si një testim, nëse ‘Portokalli’ do duhet të ekzistojë më, apo jo. Gjithsesi, për publikun shqiptar do ishte një humbje mungesa e Portokalli-së, duke qenë se me humorin e aktorëve të saj jemi mësuar. /Pamfleti
Lini një Përgjigje