TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shtator 2023, 09:28

Banderola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Rita Ora: Kosovë, vendi im i preferuar në gjithë botën

Shkruar nga Pamfleti

Banderola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Rita Ora: Kosovë,

Në tribunën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ishte vendosur dhe një banderolë nga tifozët për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, marrë nga sekuencat e klipit të saj “Shine Ya Light”, të cilin e xhiroi vite më parë në Kosovë.

Ky veprim nuk kaloi pa i rënë në sy Ritës, e cila e shpërndau në Instagramin e saj dhe shkroi:

“Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

rita ora stadium banderole

Lini një Përgjigje