TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Janar 2025, 13:32

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çimmet prestigjoze të iHeart Radio

Shkruar nga Pamfleti

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çimmet prestigjoze të

Dy prej artisteve më të suksesshme shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë nominuar për çmimet prestigjioze iHeart Radio Music Awards 2025, duke dëshmuar ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Bebe Rexha është nominuar për këngën e saj hit, “Chase It (Mmm Da Da Da)”, në kategorinë “Kënga ritmike e vitit”. Ajo ndau emocionet e saj me fansat në një postim në InstaStory, duke falënderuar iHeart Radio dhe adhuruesit e saj: “Faleminderit shumë për iHeart Radio për mbështetjen ndaj meje dhe sigurisht fansat e mi! Çfarë surprize e këndshme,” shkroi Rexha, duke shprehur mirënjohjen për këtë njohje.

Nga ana tjetër, Dua Lipa ka arritur të fitojë dy nominime të rëndësishme: ‘Artistja më e mirë e vitit e zhanrit Dance’, një reflektim i suksesit të saj të jashtëzakonshëm në muzikën elektronike, dhe ‘Videoja muzikore më e mirë e vitit’ për klipin inovativ “Houdini”.

Ceremonia e iHeart Radio Music Awards 2025, e cila do të sjellë artistë të kalibrit të lartë dhe kategori të pasura që përfshijnë zhanre të ndryshme, premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm për adhuruesit e muzikës.

bebe rexha dua lip iheart radio

Lini një Përgjigje