TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Mars 2026, 15:43

Bebe Rexha Shkëlqen në “Jimmy Kimmel Live!” me Hitin e Ri “New Religion”

Shkruar nga Pamfleti
Bebe Rexha Shkëlqen në “Jimmy Kimmel Live!” me Hitin e Ri
Bebe Rexha Shkëlqen në “Jimmy Kimmel Live!” me Hitin e Ri “New Religion”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka shkëlqyer së fundmi në spektaklin e njohur amerikan Jimmy Kimmel Live!, ku interpretoi live këngën e saj më të re, “New Religion”.

Vetëm pak ditë pas publikimit, projekti është kthyer menjëherë në një hit dhe po fiton vëmendjen e publikut në nivel global.

“New Religion” është një ripërpunim i veçantë i këngës Insomnia të grupit britanik të muzikës elektronike “Faithless” dhe bën pjesë në albumin e ri të Rexhës, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet në muajin qershor.

Performanca e saj në emision u shoqërua nga një grup balerinësh me një koreografi dinamike dhe tërheqëse, ndërsa zëri i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Bebe Rexha nuk la vend për gabime, duke fituar duartrokitjet e publikut në studio dhe reagime shumë pozitive në rrjetet sociale.

Albumi i ardhshëm “Dirty Blonde” po ecën me ritme të mira. Deri tani janë publikuar vetëm tre këngë, ndërsa fansat presin edhe rreth 10 këngë të tjera që do të kompletojnë projektin muzikor.

bebe rexha jimmy kimmel live

Lini një Përgjigje