Postimet e fundit në rrjetet sociale të dy produksioneve: Big Brother dhe Ferma Vip, të publikuara në kuadër të 1 Prillit, duket se kanë bërë më shumë sesa thjesht të argëtojnë ndjekësit.
Përkundrazi, ato kanë hapur diskutime të forta mbi atë nëse produksionet, pa dashje, mund të kenë zbuluar më shumë seç duhet.
Fillimisht, një postim në “Instagram” për Selin Bollati la të kuptohej se ajo ishte larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar konfuzion dhe reagime të shumta nga fansat. Shumë prej tyre e besuan lajmin, ndërsa të tjerë e lidhën menjëherë me një rreng për 1 Prillin.
Në të njëjtën kohë, një situatë e ngjashme ndodhi edhe me Mimoza Ahmeti në Ferma VIP, ku një postim paralajmëronte largimin e saj nga ferma, duke ngritur menjëherë dyshime dhe panik te ndjekësit.
Edhe pse më pas u sqarua se të dyja rastet ishin thjesht shaka për Ditën e Gënjeshtrave, duket se zgjedhja e emrave nuk ka qenë aspak rastësore.
Pikërisht këtu lind dyshimi: a mundet që, në përpjekje për të bërë humor, produksionet të kenë “tradhtuar” pa dashje emrat e personazheve më të fortë në lojë?
Fakti që emra si Selin Bollati dhe Mimoza Ahmeti u vendosën në qendër të këtyre “largimeve” të rreme, është një sinjal se ato konsiderohen si pretendente serioze për finalen, madje edhe për fitoren. /Pamfleti
Lini një Përgjigje