TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Prill 2026, 13:05

Miri tregon duke qeshur si ofenduan Selinën jashtë, reagon familja e banores: E turpshme!

Shkruar nga Pamfleti

Miri tregon duke qeshur si ofenduan Selinën jashtë, reagon familja e

Katër banorë të Big Brother: Miri, Selina, Brikena dhe Mali, dolën për pak kohë jashtë ambienteve të shtëpisë, për t’u rikthyer sërish pas përfundimit të një organizimi nga produksioni.

Kjo dalje e shkurtër duket se ka sjellë edhe informacione nga jashtë, veçanërisht për Mirin. Pas rikthimit në shtëpi, gjatë një bisede kokë më kokë me Rogertin, ai ka ndarë një detaj që ka ngjallur reagime.

Sipas Mirit, në momentin kur Selina po përpiqej të përshëndeste publikun e pranishëm, turma nuk ka treguar interes për të, por është fokusuar duke brohoritur vetëm për Mirin.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë bujë është pretendimi i tij se nga turma ka dëgjuar një ofendim të rëndë në drejtim të Selinës: “Je kokrra e k*rvës”. Të gjithë situatën, Miri e tregonte duke qeshur dhe kjo ka bërë që familjarët e Selinës të reagojnë menjëherë.

Ata kanë publikuar këtë pretendim në Instagram, duke e shoqëruar me komentin: “E turpshme!”.

Sjellja e këngëtarit bie ndesh me fjalët e tij. Më herët Miri shprehej se e admironte aq shumë Selinën, sa do donte që e bija t’i ngjante. Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe nuk ka më të njëjtin mendim.

 

miri selina ofendim

Lini një Përgjigje