
Ish-banorja e Big Brother, Valbona Mhilli, ka bërë një deklaratë lidhur me ofertat, sipas saj të shumta, të marketingut që i janë bërë gjatë karrierës së saj.
E ftuar në një intervistë, ajo ka zbuluar se ka refuzuar bashkëpunime me vlera të larta financiare, duke theksuar se paratë nuk kanë qenë arsye për të pranuar çdo ofertë që i është servirur.
“Kanë qenë të shumta ofertat e marketingut që kam refuzuar. Oferta shumë të majme, me shumë zero nga mbrapa. Por nuk mund të përdor imazhin tim për t’i shërbyer një kompanie duke përdorur diçka që ndoshta nuk është reale, nuk ekziston”, është shprehur ajo.
Sipas saj, ruajtja e besueshmërisë dhe integritetit personal është më e rëndësishme sesa përfitimi financiar, sidomos kur bëhet fjalë për produkte apo shërbime që nuk i konsideron të sigurta apo reale.
Ju si mendoni, ka patur shumë oferta Valbona dhe ka refuzuar pavarësisht zerove të shumta nga pas?
Lini një Përgjigje