Showbiz25 Maj 2024, 13:20

Beteja me kancerin po vështirësohet, Kate Middleton mund të mos shfaqet në publik deri vitin tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Beteja me kancerin po vështirësohet, Kate Middleton mund të mos

Në muajt e fundit, familja mbretërore britanike ka qenë në faqet e para të të gjitha gazetave ndërkombëtare për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me disa prej anëtarëve të saj, nga sëmundja e mbretit Charles , tek ngjitja e mundshme në fron e Princit William si dhe lufta e Kate Middleton kundër kancerit.

Para disa muajsh Princesha e Uellsit njoftoi në një video në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese. Dhe megjithëse shenja pozitive kanë ardhur nga Buckingham Palace, kanë filluar të qarkullojnë raporte se beteja e Kate Middleton me kancerin po bëhet më e ashpër.

Sipas Radar Online, Princesha e Uellsit po vuan nga lodhja, të përzierat dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese. Pavarësisht kësaj, Kate përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme para fëmijëve të saj pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen.

Burimet zbuluan gjithashtu se Kate Middleton po i përballon trajtimet si një 'luftëtare', duke marrë gjithë kohën që i duhet për të pushuar dhe rikuperuar. Në këtë luftë, megjithatë, Kate nuk është e vetme.

Princi William po bën gjithçka që mundet për të atin dhe gruan e tij, shtoi burimi i Radar Online. Gjithashtu mediat e huja pranojnë së trajtimet e vështira, do ta mbajnë Princeshën për disa muaj larg syrit publik.

Mendohet se Kate nuk do të shfaqet në publik të paktën deri vitin tjetër.