
Përgatitjet për edicionin e katërt të Big Brother Kosova kanë nisur me kohë dhe lajmin fillimisht e bëri të ditur moderator i këtij programi, Alaudin Hamiti.
E si për të nisur me publicitetin e produksionit, ekipi ka ndarë dy videot më virale të ediciont të kaluar.
Producentja Olsa Muhameti ka ndarë videon e Xhenetës me Gjestin në shtrat, e cila numëron 6 milion shikime teksa etiketon moderatorin dhe autorin Alaudin Hamiti duke u shprehur:
“Ndërsa për nostalgji i hyra kanalit në YouTube të BBVK, pashë klikimet në këtë video, më zuri frika! Të thyejmë rekordet tona? Sfidë e fortë është BBVK4”.

Ndërkohë, replika e Alaudinit ka qenë me një tjetër “sfidë”: shikimet e një reels-i në Instagram që ka tejkaluar mbi 80 milionë të tillë.
“Meqë na e hape çështjen e milionave, ke edhe këtë. Video më virale ever”, shprehet ai.

Momenti viral është nga javët e para të spektaklit, me fokus disa nga banorët në dhomën e gjumit, video kjo që ka tejkaluar kufijtë shqiptarë në botën online.
Lini një Përgjigje