TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Tetor 2025, 11:18

Bled Mane për kandidaturën e Flor Binajt si kryebashkiak: Duhet të dështosh në art që të merresh me politikë, si Rama

Shkruar nga Pamfleti

Bled Mane për kandidaturën e Flor Binajt si kryebashkiak: Duhet

Mbyllja e MTV ka bërë që të trajtohet si temë në emisionin ‘Ndryshe’, në Top Radio. Të ftuar ishin Gerta Heta, Bledi Mane dhe Arjan Bakalli, të cilët diskutuan gjerësisht për radion dhe televizionin.

Gjatë bisedës në studio ata u ndalën edhe tek kandidatura e Florjan Binajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Salsano: Mendon ti që një artist mund të jetë një politikan shumë i mirë, për shembull një Kryetar Bashkie?

Bledi: Duhet të dështosh në art që të jesh një politikan i mirë si në rastin e Ramës.

Elona: Po rasti i Zelensky-t?

Bledi: Edhe Florit një këshillë shoqërore, okej e nisi por le ta ketë si sprovë. Flori nuk është ende gati sinqerisht, jo çdo njeri që del në ekran është gati për sipërmarrje të mëdha. 

Salsano: Çfarë të keqe ka që një artist të mos bëhet?

Bledi: Për hapa kaq të mëdhenj, gjithmonë njeriu duhet të përgatitet dhe duhet të ketë një staf me vete. Unë jam i zhgënjyer nga intervista që ai dha te Grida sepse Flori që njerëzit e donin nga ekrani pësuan një lloj goditje dhe zhgënjimi. 

Elona: Ari nuk mendon ashtu…

Arjani: Mua më pëlqeu Flori te Grida, realisht me gjithë sinqeritetin që tregoi. Nëse do të flasim nga aspekti i politikanit, i vetmi faktor që nuk më pëlqeu ishte që nuk kishte dijeni për faktin që uji tashmë nuk administrohet nga Bashkitë, por nga Ujësjellsi. Do të doja që këto zgjedhje të kishin një datë në fakt që të bëheshin sepse realisht më duket interesante. E ka ndezur atë  atmosferën politike në Shqipëri.

bled mane flor binaj kandidatura

Lini një Përgjigje