TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2023, 10:31

Brenda shtëpisë së BBV2 e talli, zbulohet arsyeja e bashkëpunimit të Luizit me Donald Veshajn

Shkruar nga Pamfleti

Brenda shtëpisë së BBV2 e talli, zbulohet arsyeja e

Bashkëpunimi i Luizit me Donald Veshajn i dha të drejtë zërave që flisnin se Romeo është i lidhur me Lori Hoxhën. Pse e themi këtë?

Për ata që e mbajnë mend, kur dy-ish banorët e BBV1, Iliri dhe Donaldi u futën në shtëpinë e Big Brother Vip 2 dhe takuan katër finalistët, Luizi nuk la ‘kunjë’ e ngacmim pa i bërë Veshajt, aq sa u kthye në meme dhe në rrjete të ndryshme sociale, sidomos Tik Tok, u hodhën video me të gjitha shpotitë e shkodranit ndaj vlonjatit.

Por gjërat ndryshuan kur Luizi doli jashtë. Përveç koncerteve ku u shfaq me Noizyn, bashkëpunimin e parë në muzikë e bëri me Donald Veshajn. Dhe asgjë nuk ndodh rastësisht...

Vëllezërit binjakë e kanë strategji të lidhen me vajzat ‘e duhura’. I bërë i njohur nga lidhja e tij me Jonida Maliqin, Romeo më pas shijoi benefitet e vajzave që kanë familje të pasura, duke u lidhur fillimisht me Aleksia Peleshin dhe në fund....Bingo! U lidh me Lori Hoxhën, një prej ‘pinjolleve’ të familjes së famshme të Top Media-s.

Për këtë arsye, janë vëllezërit më të paguar në Top Channel.

Sigurisht, që kjo ishte edhe arsyeja pse Bora u kthye në krahët e Donaldit dhe madje u bë imazh i Digitalb (për kunatën duhet gjithnjë një vend i mirë), pavarësisht lidhjes brenda BBV1 të reperit me Beatrix Ramosaj.

Ndaj, bashkëpunimi i Luizit me Donaldin që talli keq brenda shtëpisë së BBV 2 është mëse i justifikueshëm: Asgjë personale, thjesht biznes! 

luiz ejlli bashkepunimi donald veshaj

Lini një Përgjigje