TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Dhjetor 2023, 10:11

Buci bullizon Azemin në BBVK: Më ka rrahur babi kur isha i vogël

Shkruar nga Pamfleti

Buci bullizon Azemin në BBVK: Më ka rrahur babi kur isha i vogël

Azemi dhe Ylli, i cili njihet si Buci, mbrëmjen e djeshme kanë debatuar me tone të larta.

Është Ylli ai ka që ka nisur i pari debatin teksa imiton Azemin kur ka treguar një pjesë nga e kaluara e tij dhe dhunën që ka përjetuar nga i ati.

Ylli tallet me këtë fakt dhe e përdor si dobësi kundrejt Azemit:

Ylli: Po më dridhen këmbët, më ka rrahur babi shumë.

Azemi ia kthen duke i thënë që ai është dridhur nga frika kur ka parë gruan e tij në shtëpi pas atyre gjërave që ka bërë.

Azemi: Mos më thuaj mua gjëra për femra kur ti dridhesh vetë.

Ylli: Edhe ti s’duhet ta përmendësh gruan time.

Azemi: Ti po përmend emra që për mua janë me vlerë.

Ylli: Babi më ka rrahur shumë. E përmend unë të kaluarën tënde, sepse përmende gruan time.

buci bullizim azemi

Lini një Përgjigje