TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Janar 2024, 10:20

Dafina Zeqiri ndjek vetëm tri llogari në Instagram, por jo Kreshnik Gjergjin

Shkruar nga Pamfleti

Dafina Zeqiri ndjek vetëm tri llogari në Instagram, por jo Kreshnik

Në një kohë kur rrjetet sociale janë të rëndësishme në krijimin e imazhit dhe promovimin e punës, Dafina Zeqiri ka marrë një vendim befasues duke hequr të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në Instagram, duke lënë vetëm tre llogari.

Këngëtarja tani ndiqet nga një audiencë e madhe prej 1.9 milionë ndjekësish dhe ka vendosur të bëjë një lëvizje që e fokuson vëmendjen në veprimtaritë dhe projektet e saj më të rëndësishme.

Dafina ka lënë vetëm tre llogari në listën e ndjekësve – Melihate Zeqirin që është nëna e saj, Vjosa Osmanin dhe Moneyz Music.

Kjo lëvizje mund të jetë një strategji e menduar mirë për të ngushtuar fokusin e ndjekësve të saj në ato aspekte që ajo beson se vërtet kanë rëndësi dhe për të promovuar vetëm muzikën e saj.

Detaji që bie më shumë në sy është se ajo nuk e ndjek partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në Instagram.

Dafina Zeqiri ndjek vetëm tri llogari në Instagram, por jo Kreshnik Dafina Zeqiri ndjek vetëm tri llogari në Instagram, por jo Kreshnik

dafina zeqiri instagram

Lini një Përgjigje